Marcello Lippi është emëruar trajner i Kinës për të dytën herë, ndërsa po përgatitet për eliminatoret e Kupën së Botës “Katar 2022”.
Ish-trajneri i Italisë qëndroi në stolin e Kinës për më shumë se dy vite, para se të largohej në janar pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Azisë.
Lippi u zëvendësua nga Fabio Cannavaro, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar për t’u fokusuar vetëm te Guangzhou Evergrande Taobao.
“Trajneri italian i futbollit Marcelo Lippi bëhet trajner i ekipit kombëtar të Kinës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kinës.
Kujtojmë se Lippi në vitin 2006 ka fituar Kupën e Botës me Italinë.
Discussion about this post