Liverpool ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë Andry Robertson për rinovimin pesëvjeçar të kontratës së tij.
24-vjeçari, i cili iu bashkua të Kuqve 18 muaj më parë nga Hull, ka firmosur një kontratë të re pas progresit fantastik që ka bërë muajt e fundit.
Robertson ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool gjatë dy sezoneve të fundit, duke bërë 56 paraqitje në të gjithë kompeticionet.
“Në momentin e parë që klubi më kontaktoi, nuk e mendova dy herë. Dua të qëndroj këtu, kështu që sapo erdhi oferta, u firmos menjëherë,” shprehet ai për faqen zyrtare të Liverpool.
“Shpresoj që të arrijmë suksese në pesë vitet e ardhshme. Liverpool është një klub i madh që të imponon trofe.
“Sezonin e kaluar ishim shumë pranë, por këtë vit duam të fitojmë diçka të madhe. Ky është objektivi ynë.”