Real i Madridit më në fund e ka pranuar ofertën e Juventusit për Cristiano Ronaldon.
Oferta për Realin është 150 milion euro, ndërsa lojtari do të përfitojë 30 milion euro neto në sezon.
Nga Spanja dhe Italia e bëjnë fakt të kryer, se Reali ka pranuar ofertën e majme që i është propozuar agjentit Mendesh.
Sot ka patur edhe një udhëtim të presidentit të Juventusit, Andrea Anjelit ku mediat e lidhën me një takim të mundshëm me Ronaldon.
Prezantimi zyrtar siç raporton edhe “Gazzetta dello Sport” do të bëhet për çështje minutash, ndërsa Kristiano do të firmosë kontratën nga e cila do përfitojë 30 milionë euro në sezon.
Kristiano mbetet ende me pushime, dhe sonte nuk do të jetë në Torino, por pasi klubet të bien dakord për të gjitha pikat e transferimit, do të bëhet zyrtar edhe lajmi se Ronaldo nga ky sezon do të jetë i Juventusit.