Pak minuta më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë dhe emërimin në vend të tij të Petrit Vasilit.
Ylli Manjani u shkarkua nga detyra e ministrit të Drejtësisë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Pak pas lajmit për shkarkimin e tij, në një deklaratë për mediat Lëvizja Socialiste për Integrim bëri të ditur emërimin në këtë post të kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.