Matheu Boniface është zyrtarisht lojtari i Partizanit. Sulmuesi i ardhur nga “Trepça 89” e Kosovës do të aktivizohet në radhët e 15-herë kampionëve të Shqipërisë.Shtatëlarti nigerian është pëlqyer shumë nga stafi i të kuqve ndaj nuk ka vonuar dhe nënshkrimi i kontratës me të.
22-vjeçari do të jetë në urdhërat e Starovës deri në përfundim të seoznit 2017-2918-të. Boniface i’u bashkua në verë ekipit korçar, por kampionët në fuqi nuk arritën ta federonin për shkak të disa problemeve që kishin me dokumentacionin që lojtari kishte me ekipin e tij Aris Limasol në Qipro.
Me pamundësi për të luajtur në Korçë ai u aktivizua në Superligën e Kosovës me Trepçën. Korçarët besuan se do të kthehej gjatë janarit, por klubi i “demave të kuq” u tregua më i shpejtë në këtë rast dhe e bëri lojtar të vetin.
Klubi kryeqytetas do të prezantojë futbollistin më të ri në startin e merkatos së janarit në 2017-ën.