Ka përfunduar gjatë natës numërimi i miliona eurove brenda makinës që u gjet dje në Durrës, kryer kjo brenda ambienteve të drejtorisë së kufirit
Nga ekspertë të ardhur nga drejtoria e përgjithshme e doganës, kufirit dhe migracionit
Shuma është transportuar me thasë në drejtim të Tiranës.
Burimet thonë se shifra e parave është në 5 mln €, por që pritet të dalin organet policore apo doganore në komunikim zyrtar
Mjeti toyota është e sekuestruar në portin e Durrësit, në shërbim te hetimeve të mëtejshme.
Ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike në portin e Durrësit për të zbardhur dhe intenerarin e mbërritjes së mjetit në Portin e Durrësit.
Po ashtu është kërkuar bashkëpunim me portin e Barit, për të zbardhur intenerarin e nisjes tranzit nga porti italian.
Ashtu siç e kemi thënë edhe dje Prokuror i çështjes do të jetë Sokol Nishani.
(E.K/FAXWEB.AL)