Skënderbeu vijon të afrojë lojtarë të rinj në skuadër. Në këto momente klubi korçar ka bërë zyrtare firmën me mesfushorin Emmanuel Kofi Essien, i njëjti mbiemër si Michael Essien, ish-lojtar i Chelsea.
Essien është 18 vjeç dhe vjen nga Gana, sot ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, që po përgatitet ndeshjen e kësaj fundjave, atë ndaj Tiranës.
Vëndlindja: Kumasi, Gana
Datëlindja: 2 Korrik 2001
Gjatësia: 1.72 M
Pesha: 68 Kg
Pozicioni: Mesfushor