Ekipi i Skënderbeut ëedhe pse me një vëmendje të përqëndruar maksimalisht për ndeshjen ndaj Dinamo Zgrebit, e vlefshme për fazën “play-off” në Europa League, nuk ka lënë pas dore as merkaton.
Sot klubi korçar ka prezantuar sulmuesin nga Kosova Shend Kelmendi.
22-vjeccari është prezantuar ditën e sotme nën praninë e menaxherit të përgjithshëm Gerhard Takaj. Kelmendi ka firmosur një kontratë 3-vjeccare me klubin bardhekuq dhe pritet të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Daja.
Së fundi Kelmendi ka qenë pjesë e ekipi të Prishtinës. (B.H/Shuplaka)