Pas rënies së Mosulit, ditën e sotme zyrtarë të sigurisë në Irak kanë thënë se në këtë vend vazhdojnë të mbesin rreth 7,000 bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik.
Në Mosul, lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, pati shpallur kalifatin e tyre, tri vite më parë.
Zyrtarë nga Intelegjenca në Irak, i kanë thënë “Associated Press” se afërsisht janë 4,000 militantë dhe 3,000 mbështetës të cilat janë punësuar nga grupi ekstremist dhe u janë dhënë paga.
Sipas tyre në Siri janë 7,000 militantë dhe 5,000 mbështetës.
Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti pasi sipas tyre ata nuk janë të autorizuar për t’u deklaruar para mediave.
Ndërkohë që më 10 korrik, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka deklaruar çlirimin e Mosulit, pas nëntë muajsh luftime shkatërruese.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post