17:03 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zyrtare/ UEFA dënon Tiranën, nuk i jep shpërblimin prej 215 mijë eurosh

19:52 | 16/04/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtare/ UEFA dënon Tiranën, nuk i jep shpërblimin prej 215 mijë eurosh

Pesë anëtarët e Dhomës Rregullatore të Konflikteve, në qeverinë europiane të futbollit UEFA, janë ata që kanë vendosur t’i mohojnë skuadrës së Tiranës një çek të majmë financiar, të cilin bardheblutë duhej ta përfitonin sipas programit nga pjesëmarrja në Europa League.

Në njoftimin zyrtar të UEFA-s thuhet se, komisionerët kërkuan dokumente shtesë nga FSHF-ja për mënyrën sesi është licencuar Tirana, në mënyrë që të merrte pjesë në garat kontinentale.

Ndërkohë, në hetimet e zhvilluara nga organet e UEFA-s mësohet se, skuadra kryeqytetase nuk kishte përmbushur kriteret e licencimit, e se kishte pagesa të prapambetura në sigurime sociale dhe në institucionet tatimore deri në mars të vitit 2017.

Bazuar në gjetjet e hetuesve, Bordi kontrollues financiar i Klubeve (Club Financial Control Body) vendosi të mos i japë akses Tiranës në fondin prej 215 mijë eurosh për pjesëmarrjen në Europa League, vitin e kaluar.

Tirana do të paguajë gjithashtu 3 mijë euro për shpenzimet proceduriale. Ky vendim mund të apelohet në CAS brenda 10 ditëve nga marrja në dorëzim e raportit. Por, mbetet mister fakti nëse Tirana e ka marrë në kohë, raportin që daton më 6 mars në zyrat e Nionit, e nëse e ka marrë, a e ka apeluar vendimin brenda 10 ditëve të limitit kohor raporton TCH.

Ndërkohë që lajmi i keq vjen vetëm dy ditë pasi Tirana siguroi edhe matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, pasi mposhti Pogradecin në një ndeshje të vlefshme për Kategorinë e Parë, të shtunën.

Etiketa: TiranaUEFA
Pas

Motra në Kosovë, dedikim për vrasësin e vëllait: Je njeriu më i dashur për ne…

Para

SHBA i hoqi vizën për të hyrë, Doshi: Kemi pasaporta australiane. Mos u shqetësoni për mua po për Llallën…

Para
SHBA i hoqi vizën për të hyrë, Doshi: Kemi pasaporta australiane. Mos u shqetësoni për mua po për Llallën…

SHBA i hoqi vizën për të hyrë, Doshi: Kemi pasaporta australiane. Mos u shqetësoni për mua po për Llallën…

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Kjo nuk ka të bëjë me programin bërthamor”, Khamenei i dërgon mesazh Trump-it nëpërmjetë një fjalimi të regjistruar

Hegseth mbron veprimet e SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran

Tragjedi në futbollin argjentinas, ndërron jetë 18-vjeçari Camilo Nuin gjatë operacionit në gju

Zjarri në Qafë Gjashtë, në terren forcat zjarrfikëse nga Saranda dhe bashkitë përreth

Projektligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Do të sjellë zhvillim dhe mbrojtje të mjedisit

I dyshuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi në Gjirokastër

Aksident i lehtë në autostradën Fier-Vlorë, tre persona marrin ndihmë mjekësore

Hungaria kundërshton sërish anëtarësimin e Ukrainës në BE

Japonia përballet me një seri tërmetesh, më shumë se 470 lëkundje që nga e shtuna

Turistët britanikë të përfshirë në aksident në autostradën Fier-Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.