Zyrtarët e lartë të Prokororisë së Posaçme Anti-Korrupsion përfunduan ditën e sotme vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kreu Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë patën takime të rëndësishme në departamente të ndryshme të shtetit amerikan.
Ata u takuan me Bruce Stewarts, Zëvëndës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare. Gjithashtu, delegacioni i SPAK zhvilloi takime edhe me zyrtarë të DEA.
Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).