01:18 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zyrtari i Bashkisë së Tiranës që udhëtoi me charter drejt Parisit dhe biznesmenët që e shoqëruan (DOKUMENTE)

20:30 | 19/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtari i Bashkisë së Tiranës që udhëtoi me charter drejt Parisit dhe biznesmenët që e shoqëruan (DOKUMENTE)

Pas akuzave të Partisë Demokratike se, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka uhdëtuar drejt Parisit me një avion charter, udhëtim që ka kushtuar rreth 70 mijë euro, portali Lapsi.al publikon dokumente zyrtare që tregojnë se kush ka qenë vërtetë në avionin privat.

Sipas dokumenteve, një avion charter u nis pak minuta pas orës 10:00 të datës 16 janar 2017 nga Rinasi me destinacion Parisin.

Në orën 10:00 në dalje regjistrohet nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, si person që do të udhëtonte me charter. Menjëherë pas tij, në orën 10:01 kalon për të udhëtuar po me charter biznesmeni Alban Dabulla, djali i deputetes së PS-së Arta Dade. 

Një minutë më pas, po për t’u ngjitur në charter në Rinas kalon biznesmeni Artan Sheqeri, siç vërtetohet nga regjistri i policisë së Rinasit i siguruar nga lapsi.al.

Partia Demokratike pretendon se me të njëjtin avion ka udhëtuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Charteri, sipas selisë blu, është paguar nga biznesmeni Sheqeri.

Po sipas PD-së, udhëtim i dyshimtë ka lidhje me detyrën e Veliajt dhe interesat e biznesmenit me ndërtimet në Tiranë dhe me biznesin e plehrave.

Bashkia i mohoi akuzat duke publikuar axhendën e kryebashkiakut dhe dy bileta të datës 17 janar, të orës 11:15 me destinacion Milanon, me një linjë Low-Cost. (A.R/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”852″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: akuzabashkia tiranecharterdokumentePD
Pas

Zv.Ambasadori i SHBA-së: Investitorët amerikanë nuk vijnë në Shqipëri për shkak të korrupsionit

Para

Parashikimi i Kokëdhimës për 20 vitet e ardhshme: Në Shqipëri do të ngelin vetëm pleq dhe të sëmurë!

Para
Koço Kokëdhima për shkarkimin: Nuk jam i informuar, mua nuk më shkarkon asambleja

Parashikimi i Kokëdhimës për 20 vitet e ardhshme: Në Shqipëri do të ngelin vetëm pleq dhe të sëmurë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.