Zyrtari i lartë amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew ka mbërritur në Tiranë. Ambasada e SHBA shkruan se kjo vizitë riafirmon mbështetjen e SHBA për reformat në drejtësi.
“Sot ne mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Kundër Korrupsionit Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruan ambasada e SHBA.