Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Thomas Shannon, ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhje.
Ai u takua ditën e enjte me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet bilaterale mes SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe për rajonin.
Shannon riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Amerikës dhe Shqipërisë, mbështetjen e SHBA-ve për përpjekjet e Shqipërisë për reformën gjyqësore dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
“Ambasadori Shannon gjithashtu theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”, citohet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
(XH.A/SHUPLAKA)