11:52 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zyrtari i DASH triblon Tiranën, do të vizitojë të gjitha vendet fqinje të Ballkanit

22:26 | 11/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtari i DASH triblon Tiranën, do të vizitojë të gjitha vendet fqinje të Ballkanit

Wess Mitchell, ndihmës-sekretari i Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike do të udhëtojë në Prishtinë, Shkup, Beograd, Athinë dhe Nikosia, në datat 12-17 Mars,thuhet në një njoftim nga Departamenti i Shtetit.

Sipas axhendës së publikuar nga DASH, pavarësisht vizitave në vendet fqinje, nuk është planifikuar një vizitë e Mitchell në Shqipëri.

“Më 12 mars në Prishtinë, ai do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, duke përfshirë Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë politikë e të shoqërisë civile për të riafirmuar lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të avancojë marrëdhëniet e normalizuara me Serbinë, të forcojë sundimin e ligjit, të nxisë rritjen ekonomike dhe të kapërcejë sfidat rajonale në favor të stabilitetit dhe integrimit perëndimor, thuhet në njoftimin zyrtar të DASH.

Në Shkup më 13 mars, Wess Mitchell do të takohet me Kryeministrin Zaev dhe Ministrin e Jashtëm Dimitrov. Ai do të riafirmojë mbështetjen e SHBA për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, do të ofrojë mbështetje për negociatat e vazhdueshme me Greqinë dhe do t’i kërkojë qeverisë maqedonase të zbatojë reformat për të përmirësuar qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit dhe një media të lirë.

Më 14 mars në Beograd, ai do të takohet me zyrtarë të lartë serbë, duke përfshirë presidentin Vuçiç dhe kryeministren Brnabiç dhe udhëheqësit e opozitës. Ai do të riafirmojë marrëdhënien e fortë midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe të nxisë qeverinë serbe të shtyjë përpara për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, për të bërë reformat e nevojshme për të arritur qëllimin e saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për të mbështetur në mënyrë aktive stabilitetin rajonal.

Në Athinë më 15 mars, Asistent-Sekretari Mitchell do të takohet me zyrtarë të lartë grekë për të diskutuar thellimin e lidhjeve strategjike SHBA-Greqi dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë fushat e mbrojtjes, energjisë, tregtisë dhe investimeve.

Së fundi, në Nikosia më 16 mars, ai do të takohet me zyrtarë të lartë të Republikës së Qipros për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë zhvillimin e burimeve energjetike në Mesdheun Lindor. Ai do të takohet gjithashtu me liderët greko-qipriotë dhe turko- qipriotë, si dhe me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara”.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: zyrtari i dash
Pas

I dashuri trafikant iu vu në pranga, Viola: Nuk më del rroga, i marr borxh…

Para

WhatsApp na befasoi të gjithëve me këtë që bëri, një arsye më shumë për ta përdorur

Para
WhatsApp na befasoi të gjithëve me këtë që bëri, një arsye më shumë për ta përdorur

WhatsApp na befasoi të gjithëve me këtë që bëri, një arsye më shumë për ta përdorur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, radhë mjetesh nga Maqedonia në pritje për të kaluar doganën

Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Bulqizë, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! Ja rregullat e reja për çdo banor

SHBA, Ghislaine Maxwell transferohet në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet në Durrës autori i dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.