22:25 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zyrtari i lartë i LDK-së: Vjosa Osmani nuk është më në parti, ka zgjedhur Albin Kurtin!

21:41 | 20/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
A ka marrë përgjigje për ftesën publike ndaj Vjosa Osmanit? Flet Albin Kurti

Kundërshtimi që Vjosa Osmani i bëri rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe koalicionit të ri qeverisës me AAK e Nisma, ka bërë që zyrtarë të LDK-së, kryetaren e Kuvendit mos ta shohin më pjesë të LDK-së. Madje, sipas tyre, Osmani tashmë e ka zgjedhur Albin Kurtin para LDK-së.

Zyrtari i lartë i LDK-së, Haki Rugova, tha për se Vjosa Osmani nuk do të detyrohet që “me zor” të rrijë në LDK, madje sipas tij, ajo nuk i takon kësaj partie më.

“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dinë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna, ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajatojë atë në këtë formë, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diqka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, tha Rugova për Blic.

Mosmarrëveshjet e Osmanit dhe partisë së saj, kanë filluar qysh pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kur ajo votoi kundër rrëzimit të kësaj qeverie.Përplasje të ashpra me Osmanin kishte pasur edhe bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu, ku e kishte quajtur Osmanin si “Përkthyese të Thaçit”.
“Përkthyesja e Thaçit, e cila asnjëherë nuk ka guxuar të garojë në zgjedhje në komunën e saj dhe as në degën e saj, po ia konteston legjitimitetin qytetar një fituesi të 15 palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme”, kishte thënë Veliu.

Ndërkohë, ministri në detyrë i FSK-së, Anton Quni ka theksuar se Osmani do të vazhdoj të qëndroj në LDK.

Quni thotë se ka kërkuar nga Osmani ditën e mocionit një deklarim lidhur me pozicionin e saj pas votimit të mocionit.“Ditën kur është bërë votimi për shkarkimin e Qeverisë unë e kam shfrytëzu një moment por ai është një ndër momentet më të rëndësishme ku unë kam kërkuar nga ajo një deklarim çka pas momentit kur qeveria duhet me u largu, si është qëndrimi i saj brenda LDK-së ajo ka qenë kundërshtare që të shkarkohet qeveria, kjo temë kur është trajtuar brenda strukturave ajo e ka kundërshtu, ka pas mendime të ndryshme, parashikime te rreziqeve”, ka thënë Quni.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se Osmani i ka premtuar në mënyrë kolegiale që pa marrë parasysh se çka ndodhë, ajo nuk do të largohet nga LDK-ja.

“Vlerësimi i saj ka qenë një ndër vlerësimet mat prera, edhe unë kam pas një dileme çka pasi të votohet mocioni, ajo më ka premtu në mënyrë kolegiale, shoqërore, që pa marrë parasysh çka do të ndodhë ajo do të mbetet brenda LDK’së e njoh si një kolege të fjalës, kam besim që e mban fjalën, sa do që sfidohet, sado që ka etiketime, po kalon nëpër situata tepër të vështira, e ka mbështetjen time, unë e vlerësoj, pa marrë parasysh se në disa çështje nuk pajtohemi, jam mëse i bindur që e ardhmja e zonjës Osmani është brenda LDK’së”, ka thënë Quni.

Pas

Meta po përgatitet për atë që la përgjysëm më 2 Mars? Kreu i Shtetit: Më 17 Maj trokiti diktatura (Thirrja për shqiptarët)

Para

Nga dëshmitë e penalitetit deri tek publikimi i dashnoreve, shkrimtarja zbulon strategjinë e Veliajt për blerjen e artistëve

Para
”Mbledhja e parë e Qeverisë së Re, do të bëhet te ‘gunga’ Skënderbej…”

Nga dëshmitë e penalitetit deri tek publikimi i dashnoreve, shkrimtarja zbulon strategjinë e Veliajt për blerjen e artistëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.