02:13 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zyrtari i lartë i PD-së preket nga koronavirusi: Mjekët më thanë se jam pozitiv, guxim për të gjithë!

13:14 | 07/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtari i lartë i PD-së preket nga koronavirusi: Mjekët më thanë se jam pozitiv, guxim për të gjithë!

Sekretari i PD-së në Itali, dhe njëherësh guvernator i rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti ka rezultuar pozitiv për testin e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, përmes një videomesazhi për qytetarët, ku iu kërkon atyre sa më shumë durim, për të kaluar këtë periudhë të vështirë për të gjithë Italinë.

“Mjekët më kanë thënë që jam pozitiv me Covid 19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për disa ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëjë. Guxim për të gjithë dhe do të shihemi së shpejti!”,  ka thënë ai në një mesazh për qytetarët.

Ndërkohë edhe familja e Zingarettit do të duhet të ndjekë të gjitha protokollet, pasi ka dyshime se mund të ketë anëtarë të tjerë të prekur, si pasojë e kontaktit të vazhdueshëm me ta.

”Në këtë moment unë do të jap një shembull të mirë, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve, shkencës, duke u përpjekur të ndihmoj duke punuar nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur. unë do të luftoj, siç është e drejtë të bëjmë tani për secilin nga ne dhe për të gjithë vendin “, tha më tej guvernatori i Lazios, që të paktën fizikisht nuk duket të ketë pasoja ende nga Covid 19

Derimë tani numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali po shkon drejt shifrave të 4 mijë personave, ndërkohë që numri i viktimave në 200.

Në të gjithë botën ka më shumë se 3400 persona që kanë humbur jetën, të cilët kanë pasur edhe simptoma të sëmundjeve shoqëruese, siç janë ato të zemrës apo diabetit.

Ndërkohë Shqipëria ende nuk e ka regjistruar rastin e parë me koronavirus, ndërsa në total janë kryer jo më shumë se 60 testime, që duhet thënë se është shumë pak, në raport me personat që kanë shfaqur simptomat e gripit në këtë periudhë.

(E.K./Faxweb.al)

Etiketa: sekretati i pd
Pas

Video/ Kamuflohen me shiun, Albpetrol derdh mbetjet e naftës në Zharrëz, revoltohen banorët

Para

FIFA ka gati revolucionin 5-pikësh. Futbolli do të ndryshojë tërësisht kështu

Para
FIFA ka gati revolucionin 5-pikësh. Futbolli do të ndryshojë tërësisht kështu

FIFA ka gati revolucionin 5-pikësh. Futbolli do të ndryshojë tërësisht kështu

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.