14:35 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zyrtari i lartë i Policisë: Do rihapim dosjen “Santo”, vrasjen e Skerdi Konomit dhe ish deputetit Xhindi

23:37 | 02/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtari i lartë i Policisë: Do rihapim dosjen “Santo”, vrasjen e Skerdi Konomit dhe ish deputetit Xhindi

 

TIRANE- Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deklaroi në Top Story këtë të hënë se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga Ambasadori Donald Lu në deklaratën e fortë që bëri po këtë të hënë.

 “Policia ka dosje ku dyshohet se janë të përfshirë personat e përmendur nga Donald Lu. Unë nuk mund të flas më shumë për arsye hetimore”, tha Niko Brahimaj.

Drejtori i Krimeve të Rënda thotë se një pjesë e krimeve në vend lidhen drejtpërdrejtë me trafikun e hashashit të kultivuar në vend, ndërsa tha se një pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen.

“Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë”, u shpreh ai.
“Zullumi është trashur shumë dhe litari i lidhjes është drejt këputjes. Policia është tejet e përgjegjshme për të kryer detyrat. Prokuroria e Krimeve të Rënda na ka mbështetur dhe kjo do të vazhdojë”, deklaroi ai.

Sipas Brahimajt, viti 2016 nuk është viti me më shumë problematika sa i takon kriminalitetit.
“Ka pasur probleme të mëdha edhe në 2011 dhe në 2009, por tani litari tani po pritet dhe po shkon në fund”, u shpreh ai. TCH.

 

Pas

Manja: Deklarata e Lu, thirrje për punonjësit e sistemit të drejtësisë

Para

Atmosferë aspak e këndshme në ekipin spanjoll para ndeshjes me Shqipërinë, tifozët e fyejë keq mbrojtësin Pique

Para
Atmosferë aspak e këndshme në ekipin spanjoll para ndeshjes me Shqipërinë, tifozët e fyejë keq mbrojtësin Pique

Atmosferë aspak e këndshme në ekipin spanjoll para ndeshjes me Shqipërinë, tifozët e fyejë keq mbrojtësin Pique

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tabaku në Strasburg: Shqipëria ka nevojë për reforma reale dhe luftë kundër korrupsionit

SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD që shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Xi Jinping dhe Putin diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme

Të paktën 240 të plagosur nga sulmet iraniane në Izrael

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.