Më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli që prej kohës kur talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, tha një zyrtar i NATO -s të Premten, duke u zotuar të dyfishojë përpjekjet e evakuimit ndërsa kritikat për trajtimin e krizës nga Perëndimi janë shtuar.
Mijëra njerëz, të dëshpëruar për të ikur nga vendi, vazhduan të mblidhen në aeroport, tha zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej për Reuters.
Shpejtësia me të cilën talebanët pushtuan Afganistanin yeksa trupat amerikane dhe trupat e tjera po tërhiqeshin befasoi gjithë botën dhe ka lënë boshllëqe të pushtetit në shumë vende.
Talibanët kërkuan unitetin përpara lutjeve të së Premtes, i pari që kur morën pushtetin, duke u bërë thirrje imamëve të bindin njerëzit të mos largohen nga Afganistani.
Një dëshmitar i tha Reuters se disa njerëz u vranë në qytetin lindor të Asadabad të enjten kur militantët talebanë qëlluan mbi një turmë që demonstronte besnikërinë e tyre ndaj republikës së dështuar afgane, ndërsa talebanët filluan krijimin e një emirati, të qeverisur nga ligjet strikte islame.