Këtë pasdite në “Çadrën e Lirisë” ku po zhvillohet protesta e opozitës, ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Volfgang Grossruck.
Gjatë fjalimit të tij, Grossruck tha se Europa është e interesuar që Shqipëria të luftojë krimin dhe korrupsionin. Ai shtoi se garant për këtë është pikërisht kreu i opozitës Lulzim Basha.
“Tashmë e di se çfarë do të them pas e kam vizituar Shqipërinë që para 24 vitesh dhe kam qënë vizitor mbi 60 herë. Ju keni shumë miq në Europë dhe Austri. Zonja dhe Zotërinj, ne jemi të gjithë të interesuar që Shqipëria të luftojë kriminalitetin, korrupsionin dhe padrejtësinë dhe garant i kësaj fitore është kryetari demokrat Lulzim Basha. Të gjithë ne do të punojmë për integrimin europian të Shqipërisë në mënyrë që njerëzit të përfitojnë nga kjo.”, tha Grossruck. (D.D/Shuplaka)