02:43 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zyrtari i parë që dënohet për dekriminalizimin, cili është gabimi që e çoi në burg

19:23 | 11/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtari i parë që dënohet për dekriminalizimin, cili është gabimi që e çoi në burg

Zbulohet dënimi i parë që kap zyrtarët, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Gjykata e Tiranës ka dënuar zyrtarin e parë, i cili është dërguar në gjyq me akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.

Bëhet fjalë për një inspektor në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në Tiranë, me inicialet L.Z. Vendim ky i  23 qershorit të 2017-ës.

Inspektori është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Sipas gjykatës, zyrtari nuk ka pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim me gjobë të marrë nga Gjykata e Tiranës, 13 vjet më parë.

Ai është dënuar me 6 muaj burg. Shqyrtimi gjyqësor ndaj tij është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe për këtë shkak masa e dënimit është ulur në 4 muaj burg. Gjatë gjykimit, i pandehuri ka pohuar që nuk e dinte se ishte dënim, por gjobë. “Jam bërë pishman që nuk e kam deklaruar”, ka pretenduar ai. Inspektori i AKU-së nuk do të shkojë në qeli, për shkak se përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove.

“Urdhërohet pezullimi i dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin L. Z. për një periudhë kohe prej 8 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale”, thuhej në vendimin e gjykatës. Referuar vendimit, referimi penal për të pandehurin L. Z. është bërë nga Sektori i Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Dënimi që inspektori nuk ka deklaruar, është një gjobë prej 100 mijë lekësh dhënë nga Gjykata e Tiranës, në vitin 2004. Ai ishte fajësuar për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ishte gjobitur me 66.6 mijë lekë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: burgdekriminalizimgjykata e tiranes
Pas

Deputeti i PD krahason Bashën me diktatorin: As Enveri dhe Nexhmija nuk i bënin listat pa pyetur

Para

80 njerëz bëhen zinxhir, shpëtojnë familjen që po mbytej në det

Para
80 njerëz bëhen zinxhir, shpëtojnë familjen që po mbytej në det

80 njerëz bëhen zinxhir, shpëtojnë familjen që po mbytej në det

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.