Princi i Monakos, Alberti II ka rezulatuar pozitiv me koronavirus, ndërsa lajmi është bërë zyrtarisht i ditur nga autoritetet për mediat vendase.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, që shprehet se e ka pritur me shumë shqetësim lajmin ndërsa e vlerëson princin si një mik të shkëlqyer të Shqipërisë
“Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar!
Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara!
Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme! ?????”, shkruan Meta.
Princi Albert i Monakos është personazhi i radhës që preket nga virusi me origjinë nga Kina, Covid-19 ndërkohë që 62 vjeçari është personi me profilin më të lartë që është prekur nga koronavirusi.
Pallati Mbretëror i Monakos, përmes një komunikate për shtyp, njofton se Princi Albert iu nënshtrua testit pasi shfaqi simptomat dhe rezultoi pozitiv me virusin e ri.
Në komunikatë shtohet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth shëndetit të Princit Albert dhe se ai vazhdon të kryej funksionet e tij nga apartamenti privat.
(F.GJ/FAXWEB.AL)