06:02 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zyrtarisht në krizë? Flasin ekspertët për mundësinë e regjistrimit të partive në zgjedhje përtej afateve

09:24 | 11/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtarisht në krizë? Flasin ekspertët për mundësinë e regjistrimit të partive në zgjedhje përtej afateve

Mbrëmë në mesnatë ishte dhe afati i fundit për regjistrimin në zgjedhjet e 18 qershorit të partive politike. Partitë e opozitës nuk janë regjistruar dhe mund të themi padyshim që vendi është në krizë. Të shumta janë tezat sesi do të procedohet në këtë rast.

Opozita kërkon shtyrjen e zgjedhjeve ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor afati ka përfunduar mesnatën e djeshme, 70 ditë nga afati i mbajtjes së zgjdhjeve.

Nga ana tjetër dje në ‘Top Story’ për zgjidhjen e këtij problemi janë shprehur edhe disa prej ekspertëve dhe njohësve të Kushtetutës. 

“Kushtetuta nuk e pengon shtyrjen e zgjedhjeve sepse ka të bëjë me qëndrimin e Parlamentit në detyrë. Këtë e thotë neni 65 i Kushtetutës. Është e njëjta situatë si 2007, edhe atëherë u shtynë zgjedhjet”, thotë Çlirim Gjatë, duke shtuar se shtyrja e datës së zgjedhjeve, rivendos afate të reja për regjistrimin e partive politike.

Kristaq Kume thotë se Kushtetuta është e qartë; nuk mund të shtyhet mandati i Parlamentit.

“Në legjislacion vendosen afate që rregullojnë realitetin politik. Ka afate që përcaktojnë kohëzgjatje mandati, por zgjatjen e mandatit të Parlamentit, Kushtetuta nuk e lejon”, deklaroi ai duke shtuar se çdo zgjidhje politike në tavolinë do të kërkojë ndryshime në ligj.

Gjata e kundërshtoi këtë. Ai thotë se kjo mund të bëhet edhe pa patur nevojën e ndryshimeve ligjore.

“Afati i këtij Kuvendi përfundon më 9 shtator. Kuvendi mbyll legjislaturën më 18 maj, por qëndron në detyrë për seanca të jashtëzakonshme deri më 9 shtator”, thotë ai.

Gjata mendon se ligji nuk i lejon KQZ-së që të shtyjë afatin e regjistrimit të partive politike në zgjedhje dhe këtë qëndrim ndan edhe Arjan Vasjari. 

“Përtej datës 9 shtator është e pamundur që të shtyjë zgjedhjet. Edhe KQZ nuk ka asnjë të drejtë që të shtyjë afatin e regjistrimit për zgjedhjeve për partitë. Për mua, kreu i KQZ-së, Biba ka qenë korrekt në pozicionin e tij në krye të KQZ-së, pavarësisht se juridikisht nuk mund të shtyhet ky afat”, thotë ai.

Agron Gjekmarkaj mendon se më shumë sesa teknike, çështja është politike dhe si e tillë duhet trajtuar dhe zgjidhur.

Ndërkohë, dilema e LSI-së mund të prekë edhe KQZ-në. Nëse kjo forcë politike vendos që të bojkotojë zgjedhjet dhe tërheq anëtarin e vet nga KQZ dhe të njëjtën gjë bën edhe opozita, a mund të funksionojë ky institucion?

Çlirim Gjata është i qartë; jo.

“Nëse tërhiqen katër anëtarë nga KQZ, atëherë nuk ka më asnjë KQZ. Nëse nuk janë katër anëtarë, KQZ nuk mblidhet dot se nuk ka kuorum”, deklaroi ai,

Kristaq Kume e sheh këtë si një instrument të sigurtë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Nëse LSI vendos që të mos marrë pjesë në zgjedhje, ky është instrumenti i sigurtë”, u shpreh ai. (E.K/SHUPLAKA)

Kristaq Kume, Agron Gjekmarkaj dhe Clirim Gjata
Etiketa: ekspertetkushtetutamundesitepartite politikeshtyrja e zgjedhjeve
Pas

Denoncon pacienti: Pasi vajza i dha lekë, mjeku më bëri ekon (VIDEO)

Para

Kriza në Maqedoni, Ali Ahmeti: Nuk shoh dritë në fund të tunelit

Para
Kriza në Maqedoni, Ali Ahmeti: Nuk shoh dritë në fund të tunelit

Kriza në Maqedoni, Ali Ahmeti: Nuk shoh dritë në fund të tunelit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.