Milani ka vendosur të largojë Mattia Caldaran. Mbrojtësi ende nuk ka debutuar me ekipin e “Djallit”, pavarësisht se ka dy sezone me ekipin kuqezi. 25-vjeçari do largimin, pasi ka nevojë të luajë. Karriera e tij është në rrezik, ndërsa shpëtimin mund ta gjejë tek ish-ekipi i tij, Atalanta.
Gasperini dëshiron të rikthejë në skuadër lojtarin dhe drejtuesit e klubit duket se duan t’i japin një dorë për t’i shpëtuar karrierën. Ata janë takuar me Milanin dhe marrëveshja është arritur. Caldara mund të rivalizojë me Gjimshitin, pasi mbrojtja e zikaltërve pëson shumë, 25 gola në 18 ndeshje.
Zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme, ndërsa marrëveshja me shumë mundësi do të jetë për 18-muaj, huazim me të drejtë blerje. Takimi ishte pozitiv mes palëve dhe ka vetëm pak dilema për të ardhmen e lojtarit.