09:29 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zyrtarizohet projekti i Kullave te Garda”, denoncimi i aktivistit: E gjithë pjesa e poshtme Parkut…

17:13 | 25/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zyrtarizohet projekti i Kullave te Garda”, denoncimi i aktivistit: E gjithë pjesa e poshtme Parkut…

Aktivisti dhe pedagogu i njohur Ervin Goci, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndërtimet pa kriter në Tiranë, duke thënë se është zyrtarizuar projekti i Kullave të Garda e Republikës, tek pjesa e poshtme e Liqenit.

Sipas tij, kanë nisur piketimet për zgjerimin e rrugës duke argumentuar se kjo i paraprin ndërtimit të kullave në këtë zonë.

“Paraprakisht duhet të dini që përveç godinave të shërbimit përbri Universitetit Politeknik, tek e gjithë sipërfaqja ku rrin sot Garda, do betonizohet me Kulla. Ajo që dihet me siguri, është se nuk do ketë më pak se 3, por flitet dhe deri në 8”, shkruan Goci në rrjetet sociale.

Duke qenë se Goci është një nga personat më aktiv që kanë kundërshtuar ndërtimet brenda Parkut të Liqenit dhe zonës përreth tij, ajo çfarë tërheq më së shumti vëmendjen janë deklaratat e përafërta me ato që u postuan gjatë ditës së sotme në profilin e Artan Shkrelit, zv.ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës.

Në një status në facebook në profilin e tij në të cilin ngrihej alarmi për zonat e gjelbërta që po i ikin kryeqytetit si pasojë e ndërtimeve shumë-katëshe në disa prej zonave më të frekuentura dhe sensitive pëer qytetarët (lexo këtu). Një status që më vonë Shkreli deklaroi se nuk ishte hedhur nga ai pasi llogaria e tij ishte hakeruar.

Postimi i plotë i Ervin Gocit:

Zyrtarizohet projekti i Kullave te Garda e Republikes, e gjitha pjesa e poshtme Parkut te Liqenit, nderkohe qe ju shqetesoheshit per shendetin e kryeministrit. Kete nuk do ta degjoni deri ne zgjedhje, kurdo qe te behen..thjesht po zgjerojne rrugen per t’a patur gati. Paraprakisht duhet te dini qe perveç godinave te sherbimit perbri Universitetit Politeknik, tek e gjithe siperfaqja ku rrin sot Garda, do betonizohet me Kulla. Ajo qe dihet me siguri, eshte se nuk do kete me pak se 3, por flitet dhe deri ne 8. Pyetja qe duhet te shtrojme te gjithe eshte a do ta lejojme?Te tjerat jane lloqe. Nderkohe qe opozita lengon ne kontradikten qe ka prodhuar vete, nga nje ane denoncon blerjen e votes, nga krahu tjeter nuk pengon burimin e blerjes se votes qe jane Kullat, te cilat pastrojne parate e droges. Opozita duhet ta ndaje mendjen, ose te luftoje sistemin e kalbur ne teresi, ose te vazhdoje cirkun, ose te ndaloje burimin e fuqizimit te Rames, ose te prese rradhen se mos merr ne pushtet ne tavoline.
Me se dhe si do t’ja marre pushtetin, kur Kryeministri e shpalli pasuesin e vet, i cili ther djalte se do vazhdoje vepren e Babait shpirteror deri ne vdekje?!
Vendimet merren tani, neser eshte shume vone.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Artan ShkreliErvin Goci
Pas

Nga profili i tij hidhen akuza ndaj Erion Veliajt, Artan Shkreli shpjegon pse ndodhi

Para

Majlinda Bregu tregon për jetën e re, nga ‘braktisja’ e familjes tek shtëpia me qira në Srajevë: Po e menaxhoj

Para
Majlinda Bregu tregon për jetën e re, nga ‘braktisja’ e familjes tek shtëpia me qira në Srajevë: Po e menaxhoj

Majlinda Bregu tregon për jetën e re, nga ‘braktisja’ e familjes tek shtëpia me qira në Srajevë: Po e menaxhoj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

“Japoni: Rikthehet dënimi me vdekje ekzekutohet ‘vrasësi i Twitter-it’”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.