Ish kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ishte i shqetësuar nga fakti se zyrtarja e DASH, Donfried nuk e takoi gjatë vizitës së saj në Tiranë.
Sipas tij, të majtët e SHBA-së, nuk mund të përcaktonin se kush do të merrte drejtimin e PD-së.
Pyetje: Donfried nuk zhvilloi asnjë takim me ju. Mendoni dhe akoma besoni se qëndrimet e SHBA-të ndaj jush janë vetëm një agjendë e Yuri Kim ndaj jush?
Berisha: Po të kthehemi bashkë në dhjetor, zoti Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq por fiksoi edhe një takim në Washington me të. Kësaj here erdhi, takuan pasardhësin e Bashës do të thosha unë përsëri ato që kam thënë. Loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja kur e majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe e mbarë botës nuk do mund të caktojë kryetarin forcës së djathtë në Shqipëri. Kjo nuk do të mund të ndodhë kurrë.