09:20 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zyrtarja e lartë amerikane për çështjet e narkotikëve ‘zbarkon’ në Tiranë: SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për ministra, deputetë…

18:41 | 18/07/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtarja e lartë amerikane për çështjet e narkotikëve ‘zbarkon’ në Tiranë: SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për ministra, deputetë…

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson, e cila ndodhet në Shqipëri, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Arben Kraja, dhe me drejtoreshën e BKH-së Aida Hajnaj.

Në fjalën e saj që është postuar nga faqja e ambasadës amerikane, thihet se SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për Ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj.

“Jemi krenarë për bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion. SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për Ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj. Përgëzime Kreut të SPAK Arben Kraja dhe Drejtoreshës së BKH-së Aida Hajnaj.

U takova me hetuesit e BKH-së. Gjysma e tyre kanë përfunduar trajnimin disa javë më parë – përfshirë edhe trajnim një mujor të specializuar me FBI-në. Ata janë patriotë të përkushtuar dhe plot energji të cilët do ta ndjekin krimin në çdo vend dhe do ti bëjnë shqiptarët krenarë.

SHBA ka mbështetur nga afër SPAK në çdo hap të saj, nga ngritja tek rekrutimi dhe fillimi i punës. Presim me kënaqësi të takohemi sërish muajin tjetër gjatë vizitës së tyre në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico, Virginia”, ka thënë zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Tjetër çmenduri në Jug, gomonia përplas 7-vjeçarin

Para

Pas vrasjes së Brilant Martinajt, Stresi merr vendimin e papritur: I kërkoj falje publikut, kam nevojë për qetësi

Para
Pas vrasjes së Brilant Martinajt, Stresi merr vendimin e papritur: I kërkoj falje publikut, kam nevojë për qetësi

Pas vrasjes së Brilant Martinajt, Stresi merr vendimin e papritur: I kërkoj falje publikut, kam nevojë për qetësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale

Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.