Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati i ka bërë një thirrje shkrimtarit Ismail Kadare për të mbrojtur kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi pas debateve mes saj dhe kryeministrit Rama.
Meqë Kadare i shkroi një letër ambasadores së BE-së në Tirana Romana Vlahutin pas shkrimit të Kastriot Myftarajt, ku i kërkonte falje në emër të atyre që e sulmonin, Bushati i kërkon të thotë dy fjalë për edhe Voltana Ademin.
POSTIMI:
I nderuar Zoti Kadare,
Dy fjalë për Voltanën, Ju lutem….
Voltana Ademi është zgjedhur me votën dërrmuese të popullit shkodran…..
…..jo nga përkëmbimet multifaktoriale të Brukselit…
E meriton Shkodra për përfaqësuesen e vet, Zoti Kadare!
Është Qyteti më Qytet i Shqipërisë, Zoti Kadare!
Është Qyteti që i mjafton vetes….”, shkruan zyrtarja e PD-së në “Facebook”.
Kujtojmë se dje kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama, i cili tha se nuk do e merrte as si magaziniere të parën e qytetit verior.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post