E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-ve për rolin kyç të këtij institucioni në mbikëqyrjen e sjelljes dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave të drejtorive të drejtësisë.
Në takimin e zhvilluar, VanHorn theksoi rëndësinë e ruajtjes së ecurisë pozitive të Inspektoratit në zbatimin e reformës në drejtësi, një proces i cili ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Ajo e inkurajoi ILD-në të vazhdojë punën për të siguruar që proceset e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përmbushin standardet e larta të kërkuara për të garantuar një sistem të drejtë dhe të pavarur.
Postimi i plotë: