Një zyrtare e qeverisë ruse ka humbur punën pasi është shfaqur nudo për revistën Playboy. Anna Anufrieva, 27 vjeçë, nxiti tërbim përtej kombit të Vladimir Putinit, pasi u shfaqën figurat e zhveshura të saj në revistë.
Por ajo këmbëngul se nuk u shkarkua dhe në të vërtetë e la postin e saj publik.
“Unë mora një vendim për t’u larguar. Mendoj se është joetike për të diskutuar përse vendosa ta bëj këtë ndërsa respektoj punëdhënësin tim dhe nuk dua të hyj në detaje”.
Fotot e saj – të cilat ajo i kishte dërguar Playboy Rusisë – kishin shkaktuar “mosmarrëveshje publike” për shkak të punës së saj si punonjëse civile në administratën ruse.
Anna kishte akuzuar më parë shoqërinë ruse tëpropagandës, duke pyetur: “Pse janë vetëm modelet, aktoret, trajnerët e palestrës dhe blogerët që lejohen të zbulojnë trupat e tyre? Apo ato janë gjithashtu të pamoralshme dhe ne jemi mësuar me të? Dhe nëse përgjigja është po, atëherë të gjithë duhet të mësoheni me mendimin se çdo grua që e do veten dhe e çmon trupin e saj mund ta tregojë atë, duke përfshirë mjekët, mësuesit dhe shërbëtorët shtetërorë. Më pëlqen fotografimi lakuriq dhe gjej trupin harmonik të femrës një formë të përsosmërisë, prandaj ju lutemi mos gjykoni por thjesht shijoni atë”.
Anna, nga kryeqyteti rus i naftës Tyumen, kishte hyrë në një garë në internet me Playboy rusë duke shpresuar që të fitonte të drejtën për t’u paraqitur për kalendarin vjetor të botimit.
Ajo mbajti një post në një departament prokurimi të fshehtë të qeverisë. Eprorët e saj nuk e kanë komentuar këtë gjë.
Më herët ajo shpjegoi: “Kam fotografi të tilla të bukura që kam dashur t’i ndaj me ta. Ky është një hap i guximshëm për mua, por dua të jem trime. Në jetën e përditshme unë jam një nëpunëse civile”.
Ajo deklaroi se puna e saj nënkuptonte “disa detyrime, një mënyrë jetese të caktuar”, por puna e saj si zyrtare shtetërore nuk pasqyronte “botën e brendshme” të saj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post