Profesionalizmi kombinuar me mirësinë e humanizmin, ka ndryshuar jo pak herë rrjedhën e jëtës së pacientëve të tij. Lindur më 14 janar 1979 në Seman të Fierit, Gjergji Semini diplomuar në Universitetin e Patrës për Mjekësi, specializuar për Urolog, lauruar shkëlqyeshëm në PHD, është Profesori i Associuar, një tjetër histori suksesi e komunitetit shqiptar në Greqi.
Doktor Gjergji, i përket asaj plejade mjekësh që në çdo kohë dhe moment njerëzor nuk harron kurrë të jëtë një mjek i kujdesshëm, i vëmendshëm, i dhembshur, i palodhur, të ushqejë një dashuri e respekt për njerëzit, përkushtim ndaj punës dhe vullnet për të qenë në shërbim të jetës, duke marrë kështu bekimin e qindra qytetarëve. Ai nuk është vetëm një njeri, mjek i mirë, por edhe shkencëtar që lexon, punon, krijon pa u lodhur dhe ecën me shpejtësi drejt përparimit. Ka zhvilluar një sërë trajnimesh në fushën e urologjisë në Spitalin Universitar të Janinës, Athinës, Londrës, Tuluzhit, Marburgut, në teknikat e fushave të biokimisë, gjenetikës, biologjisë molekulare, matjes së rrjedhshmërisë qelizore e shumë të tjerave. Ka marrë pjesë, ka ligjëruar, moderuar e organizuar në 44 Kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare për Urologjinë në Athinë, Stokolm, Teksas, Kretë, Rodos, Madrid, Mynih, New Orlean, Bodrum, Majami, Tiranë, Ohër, Dalaman, Filipinë, Gothenburg. Ka botuar në revista shkencore europiane, ka bërë publikime ndërkombëtare me emra të njohur të shkencës mjekësore kryesisht për sistemin riprodhues…
Doktor Gjergji Semini e ka ndërtuar jetën e tij midis Greqisë dhe Shqipërisë, ku jo pak herë ka qenë shpresa e vetme e shumë njerëzve dhe me mirësinë e tij ua ka bërë këtë kohë të vështirë më të durueshme.
Faleminderit doktor për kujdesin tuaj të shkëlqyer ndaj njeriut!!!!