Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot zonat e përmbytura në Shkodër.
Basha është shprehur për Fax Neës se e mbështet kërkesën e Bashkisë Shkodër dhe të deputetëve për shpalljen e emergjencës.
“I them Ramës që është e palejueshme moralisht dhe kriminale politikisht dhe ligjërisht që t’I mohojë banorëve të përmbytur ndihmën dhe dëmshpërblimin që meritojnë.
Mosshpallja e gjendjes së emergjencës i lidh duart pushtetit vendor për të mos u ardhur në ndihmë këtyre banorëve.
Vetë Zoti dhe antyr a epërgënjeshtron Damian Gjiknurin,”- është shprehur Basha.
Zona e Shkodrës dhe e Malësisë së madhe pati dëme të mëdha material si pasojë e reshjeve të shumta të dhjetorit të vitit 2017 dhe të muajit shkurt të këtij viti.
(F.M/Faxweb)