Prej një dekade e gjysmë që prej majit të vitit 2003 kur Shtetet e Bashkuara nisën sulmin ndaj qeverisë së Saddam Huseinit, Iraku është përfshirë në konflikt pa mbarim dhe në procesin e vështirë të shtetndërtimit me qeverinë proamerikane të kryeministrave Nuri al Maliki dhe Hajdar al Abadi.
Megjithatë nga vendi i Lindjes së Mesme që njihet jo vetëm për naftën e shumtë nën tokë por edhe për historinë dhe traditën e pasur njerëzore, të rejat nuk kanë rreshtur asnjëherë.
Si rasti i këtij profesori mekanike në Baghdad, i cili ka dalë në mediat e vendit të vet për ndërtimin e një motorri që punon me ujë. Po po me ujë e jo me naftë.
Në video duket një makinë tip “Mercedes” nga më të zakonshmit që ekzistojnë edhe në rrugët shqiptare, me motorr 250.
Profesori ka ndërtuar një motorr në brendësi të të cili ka pompa uji të cilat transmetojnë presionin e shtypjes tek mekanizmi bjellë-manivelë, i cili vendos në lëvizje edhe rrotat e automjetit.
Me sa duket, edhe në atmosferën e një vendi të shkatërruar nga lufta e konfliktet, kryesisht për naftën dhe religjonin, mendjet e ndritura nuk rreshtin së punuari për të krijuar mundësi të reja.
Reportazhi i plotë për profesorin iraken që krijoi motorrin me ujë:
(E.L./Faxweb)