Demostrata e punonjësve të hekurudhave në Paris është zgjeruar edhe më tej ndërsa ka marrë ngjyrime të dhunshme. Policia u përball me protestuesit ndërsa transporti hekurudhor dhe ajror ka pësuar një paralizim. Demostruesit kundërshtojnë politikat ekonomike të Presidentit Macron.
Një grevë e madhe hekurudhore franceze ka sjellë ndërprerjet e trenave me famë botërore të shpejtësisë, duke lënë pasagjerët të bllokuar dhe duke e vendosur presidentin Macron përballë një testi për strategjinë ekonomike.
Autoriteti kombëtar i hekurudhave thotë se vetëm rreth 12 % e trenave po punojnë.
Trafiku është gjithashtu i ndërprerë në linjat Eurostar në Britani dhe ne linjat në Gjermani.
Punëtorët e hekurudhës po protestojnë ndaj planeve të qeverisë për të eliminuar mbrojtjen e punëtorëve.
Grevat dhe veprimet e protestave të martën po godasin gjithashtu fluturimet e Air France, mbledhjen e plehrave dhe universitetet.
(M.Q/Faxweb)