Fax News raporton nga Kukësi se prodhuesit e patates nuk po i shesin dot prodhimet e tyre.
Një fakt i tillë vërtetohet në tregun e qytetit ku tregtarët e ankohen për shitje të pakta të patates.
Megjithëse patatja e Kukësit është ndër më të preferuarat nga konsumatorët, në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë tregojnë se prodhimi i patates ka mbetur i izoluar në gropa ndërkohë që prodhuesit nga viti në vit po zvogëjnë siperfaqet e tokave te mbjellura me patate për shkak të mungesës së tregu .
“Prej vitesh kultivuesit e patates vuajnë mungesën e tregut ndërsa prodhimi arrin në 13 mijë tonë. Këtë vit janë hedhur në gropë rreth 200 tonë patate.” – Qemal Memishi përgjegjës i këshillimit në DRB Kukës.
(E.L./Faxweb)