Kryeministri Edi Rama siç e ka bërë zakon së fundi ka zhvilluar sot një interpelancë online me mimnatorët.
Kërkesa për takimin është bërë nga ana e Themeluesve të Sindikatës së Minatorëve “Janar 1991”, sot të dalë në pension, të cilët kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit.
Një prej minatorëve gjatë kërkesave të tij i ka dhënë dhe një këshillë Ramës, pasi sipas tij timoni i qeverisë po ecën shumë djathtas.
Minatori: Të lutem kthe timonin majtas se po ecën shumë djathtas. Janë rritur shumë taksat, mezi po marrim ilaçet. Taksat janë të domosdoshme, por janë shumë të larta për shtresën në nevojë.
Rama: Po e nis nga kjo e fundit, se ka një keqkuptim të madh për këtë çështje. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh në aksesin ne medikamente të popullatës. Ne kemi hequr taksën për ilaçet. Unë të sfidoj të më thuash një taksë që kemi rritur për njerëzit në nevojë.
(E.K/FAXWEB)