Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot krerët e degëve të kësaj partie në selinë blu në një takim ku është diskutuar për organizimin e partisë.
Basha i ka njohur në këtë takim ata me vendimin e kryesisë për mbledhjen e Kuvendit të PD-së. Kreu demokrat ka dhënë dhe dy porosi për degët: Deri ne datë 25 mars duhet të sjellin listën e delegateve, ndërsa deri më 22 është afati për ata që kanë propozime për statutin, që ti sjellin nëse kanë, raporton ‘Fax News’
Ai ju ka kërkuar krerëve të degëve të jenë të hapur për propozimet e anëtarësisë. Mësohet se ai ka kërkuar vëmendje edhe në përditësimin e listave të anëtarësisë si dhe të vijojnë takimet me bazën dhe elektoratin. (B.H/Faxweb)