Referuar një kronike të Zërit të Amerikës që trajton fenomenin e të miturve shqiptarë si të parët në numër në rang kontinenti për azilkërkim, ka reaguar në Facebook, Petrit Vasili.
Kreu i grupit parlamentar të LSI shkruan se kryeministri rri e vështron përballë tragjedisë së largimit nga Shqipëria të mijëra të miturve.
“Eshte tragjedia me e rende dhe rrenqethese me te cilen eshte perballur ky vend.
Mijra te mitur te rrezikuar nga pedofilia,trafiku i organeve,kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim.
Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese,por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore.
Emigrimi i te miturve eshte ajo qe nuk do donim te degjonim kurre,por qeverisja e nje kryeministri pa vizion,pa alternative dhe te paafte e pa zemer po zhben cdo ekuliber minimal social si dhe po krijon nje tension shperthyes shoqeror ku pergjegjesi eshte vetem ai.
Modestia,reflektimi dhe jo arroganca e marrë jane rruga per te dale nga nje situate e tille katastrofike.
Toka e djegur eshte nje fatkeqesi tragjike per te gjithe,por nuk duket e tille per kryeministrin.” – shkruan Vasili në reagimin e tij.
(E.L/Faxweb)