Kryeministri Rama ka takuar krerët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar mbi sezonin turistik që po vjen xdhe sfidat që presin vendin tonë.
Rama në fjalën e tij u shpreh se zhvillimi i turizmit është sfidë për Shqipërinë, duke thënë se që tani të gjitha dhomat e hoteleve nga veriu në jug janë të zëna.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se Shqipëria ka mungesa për sa i përket kapaciteteve të hotelerrive dhe në përmirësimin e infrastrukturës duhet bërë më shumë.
“Sot që flasim të gjitha agjencitë dhe të gjithë operatorët turistikë konfirmojnë se çdo dhomë është e prenotuar, nga ana tjetër rritet larmia e grupeve turistike prej shteteve nga vijnë dhe nuk diskutohet që mbetemi larg gadishmërisë të numrit të hoteleve dhe shërbimeve hoteliere. Sidoqoftë ne për këtë aspekt po punojmë intensivisht për të nxitur investime, po punojmë dhe në aspektin pastërtisë dhe sigurisë dhe përmbushjes së nevojave të turistëve, duhet që nga ky aseazon të bëjmë shumë më tepër.
Jam I bindur se me planin e bërë kemi në dorë një instrument shumë të rëndësishëm për të arritur që t’i çojmë përpara, të kemi një sezon shumë më të pastër, shumë më të sigurtë, dhe aktivitete të ndryshme.
Kjo është domosdoshmëria për një motivim shumë më të madh të bashkive që mbajne peshë në sezon turistik”, tha Rama ndër të tjera. (B.H/Faxweb)