Policia zvicerane e Kantonit të Lucernit ka arrestuar një shqiptar të moshës 30-vjeçe.
Policia zvicerane bën me dije se pasditen e së dielës ai po drejtonte automjetin tip ‘Mercedes Benz CLS AMG’ në autostradën A14 në afërsi të qytetit Lucernit me shpejtësi prej 209km/orë.
Mësohet se pas ndalimit nga policia, atij iu sekuestrua edhe mjeti si dhe leja e drejtimit.
Burimet bëjnë me dije se ai ishte në makinë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe po shpejtonte për ta parë ndeshjen e futbollit ku luante të FC Lucernit.
Por me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar prej 120 kilometrash në orë, shqiptari jo vetëm që thyeu një rregull të qarkullimit rrugor, por me këtë rast ka vënë në rrezik jetën e të gjithë familjes së tij.
Kujtojmë që në 19 shkurt në Shqipëri si, pasojë e një parakalimi të gabuar me shpejtësi të lartë, katër pjestarë të një familjeje humbën jetën në Shëngjin.
(E.L./Faxweb)