I ftuar në studion e Fax News pasditen e së dielës, sekretari për mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka folur për ngjarjen e sotme të zjarrit në fabrikën e riciklimit në Kashar dhe ndotjen që ajo ka shkaktuar.
Më tej Malltezi ka folur edhe për aferat e tre inceneratorëve, të cilët po i merr brenda pak javëve, sekseri i minstrit Arben Ahmetaj, Klodian Zoto.
“Situata shumë e padëshirueshme dhe e tmerrshme, shumë e rëndë për banorët. Ky shtet ndryshe nga sa përbetohet Shalsi, apo kryetari i Komisionit Parlamentar të Mjedisit.
Problemi që ajo mbart është problem i rëndë dhe që nuk fshihet dot nga fasada. Nuk kemi asnjë sistem të ngritur. Një tym kancerogjen që e thithim të gjithë.
Nuk e dimë sa banorë mund të identifikohen me kancer në javët në vijim.
Jamarbër Malltezi tha se ndërhyrja e zjarrëfikëses, joprofesionale pasi substancat kimike nuk shuhen me ujë.
Ajo që është akoma më e rëndë. Ishte aksident, ishte kancer i dukshëm që po e thithnim të gjithë. Po ajo që është e padukshme?” – tha Malltezi.
Malltezi tha se zona e Kombinatit deri tek Pallati me Shigjeta po thithin tymin kancerogjen të inceneratorit të Sharrës të Klodian Zotos.
I pyetur nëse mund të ketë anulim të këtyre projekteve difektoze, Malltezi tha se kjo nuk është e undur, sepse siaps tij ky është një projekt hajdut gjigand, plot 178 milionë euro, për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
“Të gjithë inceneratorët mblidhen në një dorë, tek Klodian Zoto, tek sekseri i ministrit Arben Ahmetaj.
Qeveria është e gatshme ta sakrifikojë statusin e hapjes në negociatave që ai që ka në offshore 200 milionë euro, t’i shtojë edhe me 178 milionë të tjera.” – tha Malltezi.
Malltezi shpjegoi se inceneratori i Elbasanit është i demontuar nga Italia e Veriut dhe është për vete në fund të përdorimit, pas 35 vitesh dhe po vihet në përdorim duke u montuar me pjesë të tjera të ardhura nga vende të ndryshme, në mënyrë që afati i tij i përfundimit të përdorimit të mos zbulohet.
(E.L./Faxweb)