Në Shkodër është goditur një tjetër rast i “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Nga policia janë sekuestruar 1 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa” dhe është arrestuar një 25-vjeçar, Ilikri Mile. Në vendin e quajtur Shtuf, Njësia Administrative Ana e Malit është bërë ndalimi dhe kapja e Ilikri Miles, ku pas kontrollit të bërë në çantën që posedonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako e mbeshtjellë me letër natriban, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar “Cannabis Sativa “ e cila pas peshimit rezultoi rreth 1 kilogramë.
DETAJE:
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative me datë 10.09.2017 u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi: Ilikri Mile , 25 vjeç , banues në fshatin Krutje, Lushnje.
Arrestimi i tij u bë pasi nga patrulla e kufirit të SPKM Shkodër në vendin e quajtur Shtuf, Njësia Administrative Ana e Malit, Shkodër, është konstatuar duke lëvizur në rrugën e fshatit Shtuf në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku është bërë ndalimi dhe kapja e shtetasit Ilikri Mile, ku pas kontrollit të bërë në çantën që posedonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako e mbeshtjellë me letër natriban, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar “Cannabis Sativa “ e cila pas peshimit rezultoi rreth 1 kg. Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)