08:53 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“1 mijë euro dhe të kthej profilin në Facebook”, 16-vjeçari shantazhon të renë

12:18 | 02/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Shantazhonte 19-vjeçaren në ”Facebook”, 10 muaj burg nga Gjykata për të riun

Një 16- vjeçar ka shantazhuar një vajzë.  “Dua 1 mijë euro, po deshe të të kthej profilin në ‘Facebook’”, kështu e kërcënonte 16 vjeçari shtetasen Romina K. 

Por kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq. Romina K., punonjëse në një televizion kombëtar në Tiranë,  ka kallëzuar “hajdutin” e faqes së saj në polici. Veprimet e mëtejshme kanë zbuluar se autori i vjedhjes së faqes së saj ishte Kristi S.

Sipas një të përditshme 16-vjeçari  u procedua penalisht dhe përfundoi si i pandehur në gjykatë për akuzën e “ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi atë të fajshëm dhe e dënoi me 4 muaj heqje lirie. 

Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e të riut, aktualisht 19 vjeç, në liri me kusht për një periudhë 2- vjeçare.

Detaje:

Sipas vendimit të Gjykatës, më datë 10 korrik 2014, Romina K., punonjëse pranë një televizioni publik në Tiranë, ka bërë kallëzim penal, pasi persona të paidentifikuar prej saj kanë ndërhyrë në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, me emrin “Tifozët Gjermanë”.

Në komunikimin që ka pasur me personin e dyshuar, ky i fundit i ka thënë që duhej të paguante shumën 1000 euro për t’i kthyer profilin e marrë. Mes të tjerash, shtetasja Romina K. ka deklaruar se pas bërjes së kallëzimit, ka bërë verifikim dhe ka mësuar se përdoruesi i faqes ishte lidhur me një profil tjetër.

Duke ndjekur këto iniciale, shtetasja Romina ka konstatuar se ky profil ishte i lidhur me faqen “Seria A. shqip” dhe në këtë faqe ishte emri A.N. Bazuar në këto të dhëna, punonjësit e policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe pyetjen e tij.

Mes të tjerash, ai ka deklaruar se njeh një person me emrin Kristi S., i cili i ka dorëzuar një njësi kompjuterike. Nga ekspertimi i kësaj njësie, është provuar se prej saj është vizituar profili “Tifozët Gjermanë”.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: facebookkecenimi
Pas

NDESHJA E JAVËS/ Takaj mbledh skuadrën nën presion: Fitoni dhe konfirmohuni si pretendent

Para

Rama i prerë: Në 18 qershor do të ketë zgjedhje me ose pa opozitën, ata e dinë nëse do jetojnë apo do vrasin veten

Para
Zbulohet dokumenti, si votoi Shqipëria kundër SHBA-së pas fitores së Trump

Rama i prerë: Në 18 qershor do të ketë zgjedhje me ose pa opozitën, ata e dinë nëse do jetojnë apo do vrasin veten

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.