Deputeti i PS-së Ervin Bushati ka hedhur sërish akuza mbi Bashën sot ku e akuzon se ka paguar 1 milion dollarë për lobim në SHBA dhe nuk i ka deklaruar në KQZ. Po kështu deputeti i bëri thirrje Prokurorisë që nis me hetimet dhe se nuk duhet të heshtë.
“Basha po përpiqet të shpëtojë të dyja aferat. 1 milionë dollarë nuk janë deklaruar në KQZ dhe bëri lobim në SHBA. PD po bën ato siç ka bërë me CEZ, 21 janarin . Ajo që nuk duhet të heshtë këtë herë është Prokuroria. Me heshjtjen e sja ajo po e bën edhe më keq këtë siutatë. Është detyra e saj të tregojë se në këtë vend mund të bëhet drejtësi. I bëjmë thirrje PD-së që të kthehet në shërbim të qytetarëve dhe Prokuroria të nisë punën”, u shpreh Bushati.
Prej disa javësh mazhoranca ka hedhur akzua të rënda ndaj Bashës, por nga vetë kreu i PD-së këto janë quajtur të qëllimshme pasi sipas tij duan ta largojnë vëmendjen nga aferat e Saimir Tahirit.
(J.V/Faxweb)