Ka disa emra të showbizit shqiptar që kanë humbur prej disa kohësh. Disa prej tyre kanë hequr dorë nga muzika e të tjerë i janë përkushtuar jetës familjare.
”Xing” sjell 10 personazhe që për shumë shqiptarë dikur, në momentet e shkëlqimit të tyre mund të kenë qenë të famshëm.
Ledina Çelo
Këngëtarja e famshme prej vitesh është zhvendosur në Gjermani me bashkëshortin, ku ka sjellë në jetë dy fëmijët. Disa kohë më parë Çelo bëri të ditur se iu rikthye studimeve, mirëpo që prej shfaqjes si prezantuese në Festivalin e RTSH-së në 2016-ën, Ledina mendohet se i është përkushtuar vetëm rritjes së fëmijëve.
Eralda Hitaj
Prezantuesja bukuroshe e ‘Top Channel’, gjithashtu përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe, prej disa vitesh është bërë nënë dhe është zhvendosur në Gjermani së bashku me bashkëshortin, ku punon në një qendër sociale për familjet dhe fëmijët në nevojë, ku ajo kujdeset për programine artit dhe kulturës.
Gerta Heta
Nga ‘Top Albania Radio’ në ‘Top Select’, moderatorja dhe këngëtarja Gerta Heta ka qenë një ndër personazhet më të dashur në ‘Top Media’. Por sot, Gerta punon në prapaskenë në televizionin ‘IN TV’, si autore programesh dhe kryeredaktore.
Landi Hysi
Nga këngëtar i grupit west Side Family e prezantues i emisionit ‘Mos e beso po deshe’, Landi Hysi tashmë është trajner personal fitness-i dhe herë pas here angazhohet me projekte sociale në ndihmë të fëmijëve me nevoja speciale.
Rike Roçi
Konkurrentja bukuroshe e ‘Big Brother Albania’ edhe pas dajes nga shtëpia vijoi të ishte e famshme, madje duke pushtuar kopertinat e revistave. Mirpo që prej vëmendjes që mori gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri falë pamjes së saj super sexy, Rikja është zhdukur nga vëmendja e publikut dhe vijon punën si parukiere në Itali.
Xhoi Bega
Moderatorja e famshme e ‘Top Albania Radio’ prej disa vitesh është zhvendosur në Angli pranë bashkëshortit të saj dhe është nënë e një djali. Mirëpo ende nuk dihet me saktësi profesioni i Xhoit pas tërheqjes nga radio dhe televizioni.
Eriselda Shllaku
Kushdo që ndiqte sadopak televizionin shqiptar në fundvitet ’90 dhe fillimvitet 2000, me siguri e mban mend Eriseldën, aktoren dhe prezantuesen kaçurrelse që njihej si një nga vajzat më sexy të ekranit. Mirëpo mbyllja e televizionit ‘Tirana 2000’ shënoi edhe fundin e karrierës televizive të Eriseldës, e cila në një intervistë të fundit ka thënë se i është rikthyer studimeve.
Crazy Girl
Një ndër vajzat e para repere në Shqipëri, emri i vërtetë i së cilës është Dorina Kodra, është larguar prej disa vitesh nga skena muzikore. Reperja e ‘Jepi Gaz’ sot është nënë e tre fëmijëve dhe jeton mes Mikonosit dhe Athinës, ku ka në pronësi një kantinë vere.
G-Bani
Reperi i njohur shqiptar, emri i vërtetë i së cilit është Alban Përlala, hera herës rikthehet me ndonjë projekt të ri muzikor, por më shumë sesa muzikës, G-Bani vitet e fundit i është përkushtuar biznesit pasi drejton një firmë të vogël që tregton pajisje elektroshtëpiake në Suedi.
Joana Smakaj
Bukuroshja e këngës ‘Zemrën ndeze’ e shpallur gjithashtu Miss Lezha, për disa vite iu përkushtua rritjes së dy fëmijëve dhe vetëm një vit më parë ka fituar provimin e noterisë, çka do të thotë se mund të jetë ajo noterja që do të vulosë dokumentat tuaja në të ardhmen.
(E.K/SHUPLAKA)