Pas më shumë se 10 vitesh beteje ligjore pa rezultat, Mikel Sholla, 68 vjeç, durrsak i vjetër, ka vendosur të hyjë në grevë urie. Ndërkohë që vijon tu bëjë thirrje institucioneve më të larta të gjyqësorit, të kontrollojnë vendimet e gjykatës së Durrësit, që bien ndesh me njëra-tjetrën.
Sholla figuron pronar i një trualli në lagjen numër 11, vetëm 200 metra larg prej godinës së gjykatës dhe prokurorisë së Durrësit. Truallin ia ka dhënë për ndërtim firmës së ndërtimit, ku përfitoi 150 metra katror banesë në 2015-n. Por ndërtuesi e ka shitur më shumë se dy herë të njëjtin ndërtim.
Gjyqi ka vijuar me vite. Sholla e ka përfituar të drejtën e pronësisë në gjykatën e shkallës së parë e në Apel për banesën ku jeton. Në 2015-n, në mungesë të tij, një prej blerësve të pronës ka hapur sërish gjyq.
Pavarësisht humbjes së besimit ndaj organeve të drejtësisë, Sholla pohon se nuk i ka ngelur asnjë rrugë tjetër përvec vetvlijimit, që sot e nisi me grevë urie. Në pankartë qytetari u kërkon “rishikim të vendimeve gjyqësore Presidentit të Republikës, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministrit të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, ambasadorit amerikan.
Discussion about this post