Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar raportin e DASH mbi mungesën e transparencës dhe konkurrencës në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama premtoi vendosjen e konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por ai dështoi.
“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim? Përgjigja: JO.”, shkruhet në postimi e Bashës.
“Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha më tej.
(R.G/Faxweb.al)