2 persona janë árrestuar nga pòlicia në vendin tonë, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për goditjen e drògërave të forta, të një grupi qe vepronte mes Italisë dhe Shqipërisë. Në total autoritetet kanë lëshuar 11 árrestime, nga të cilat 9 në shtetin italian dhe 2 në Shqipëri Florjan Palaj dhe Ilia Deda.
Njoftimi i pòlicisë: Një tjetër operacion ndërkombëtar finalizohet me sukses. Finalizohet operacioni pòlicor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”. Operacioni për goditjen e një grupi kríminal që operonte në fushën e tráfikimit të lëndëve narkotike kòkainë.
Vihen në pranga në Itali e Shqipëri, 11 persona, dy prej të cilëve u kapën në territorin shqiptar. Në operacion në Shqipëri, Departamenti i Pòlicisë Kríminale, Interpol Tirana, DVP Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interfocën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën.
Në kuadër të operacionit pòlicor ndërkombëtar të koduar “ZAD”, Pòlicia e Shtetit përmbushi me sukses detyrimet e saj. Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të árrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kríminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.
Gjatë operacionit, nga Pòlicia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik. Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-árreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drògave, kryesisht kòkainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.
Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kòkainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kòkainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë. Pòlicia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krímin e organizuar dhe t errorizmin.