Mbrëmja e sotme ka ofruar sfida mjaft interesante në Ligën e Kampionëve ku janë mësuar emrat e tetë ekipeve që kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Në mesin e këtyre nuk ishte Atletiko Madridit e cila barazoi 1-1 me Chelsean në Londër, ekipi që ka shkëlqyer vitet e fundit në Champions këtë vit nuk kaloi as fazën e grupeve.
Por pavarësisht se kanë një ndeshje për të zhvilluar, janë kualifikuar edhe Basisktas, Manchester City, Real Madridi dhe Tottenhami, 12 në total.
Nesër do të mësohen edhe emrat e katër klubeve tjera që do të kualifikohen në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, para se të hidhet shorti të premten.
Sfida interesante pritet të jetë ajo mes Realit të Madridit dhe Borussia Dortmund. Këto dy ekipe kanë treguar rivalitet të madh viteve të fundit në Ligën e Kampionëve. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post