13:41 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

1300 kontenierët me mbetje në Shqipëri? Ministria e Mjedisit publikon dokumentet: Asnjë autorizim me destinacion final Maqedoninë në 2016

12:22 | 03/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
1300 kontenierët me mbetje në Shqipëri? Ministria e Mjedisit publikon dokumentet: Asnjë autorizim me destinacion final Maqedoninë në 2016

1300 kontenierët me mbetje, të cilat dyshohen se kanë hyrë në Shqipëri por nuk kanë dalë asnjëherë nga vendi ynë drejt Maqedonisë janë çështja më e rëndësishme e këtyre ditëve. Fillimisht mediatike, publikuar nga mediet italiane, por sot me një hetim të nisur nga Prokuroria e Durrësit.

Pikërisht sot Ministria e Mjedisit bën publike autorizimet me mbetje jo të rrezikshme për tranzit në vendin tonë, pas kërkesës së Aleancës Kundër Importit të Plehrave.

”Asnjë autorizim me destinacion final Maqedoninë në 2016”, është konkluzioni i këtyre të dhënave.

PËRGJIGJA E PLOTË E MINISTRISË SË MJEDISIT KTHYER AKIP-it:

I nderuar z. Feruni,

Mbështetur në V.K.M. Nr. 641 datë 01.10.2014 “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin tranzit të mbetjeve jo të rrezikshme dhe mbetjeve inerte”, si dhe në kërkesën tuaj datë 03.03.2017 Nr. 1731 Prot. , ju bëjmë me dije se:

Ministria e Mjedisit në bazë të VKM të sipërcituar, pajis me autorizime tranziti subjektet private, që kërkojnë të tranzitojnë mbetje jo të rrezikshme, pasi tranzitimi i mbetjeve të rrezikshme është i ndaluar me Ligj Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Gjatë viteve 2014 (nga dita e hyrjes në fuqi, si sipërcituar) deri në 31 Dhjetor 2016, nga Ministria e Mjedisit janë pajisur me autorizim për tranzitimin e mbetjeve jo të rrezikshme, subjektet si bashkëlidhur tabela.

Sa i përket pikës 2 të kërkesës suaj, pranë Ministrisë së Mjedisit nuk ekziston asnjë proçes administrativ për reklamim të humbjes së kontenierëve gjatë tranzitit ose mosrakordim i numrit të kontenierëve në hyrje me ato në dalje.

Për çdo informacion të mëtejshëm kërkuar, ngelemi në dispozicion të plotë. (V.G/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1277″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: investigimitalikontenieremaqedonimbetjeministria e mjedisitshqiperi
Pas

“Mazhoranca” dhe “Mogherini”, Basha takim urgjent në seli me aleatët e Partisë Demokratike

Para

Gazetarja Arbana Xharra nuk i ndahet konflikteve, pas Berishës rradhën e ka ambasada turke në Kosovë

Para
Gazetarja Arbana Xharra nuk i ndahet konflikteve, pas Berishës rradhën e ka ambasada turke në Kosovë

Gazetarja Arbana Xharra nuk i ndahet konflikteve, pas Berishës rradhën e ka ambasada turke në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.